Fusnota
[167] Transmeton Esma bint Ebi Bekr, radijAllahu anhuma, e cila thotë: “Kam qenë shtatzënë me Abdullah Ibën Zubejrin, radijAllahu anhuma, dhe kur u nisa për në Medine, veçse kisha hyrë në ditët e lindjes. Kështu, kur mbërrita në Kuba, aty më lindi Abdullah Ibën Zubejri. Pastaj e mora atë dhe shkova te Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe ia vendosa atë në prehrin e tij. Më pas ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kërkoi një kokërr hurme dhe pasi e përtypi atë, e nxorri nga goja e tij dhe e futi te goja e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që hyri në gojën e tij ishte pështyma e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ia fërkoi qiellzën e fëmijës me një hurmë dhe iu lut Allahut për të e i kërkoi bereqet. Ky ishte fëmija i parë që lindi në një shtet Islam. Kjo foshnje ishte fëmija i parë që lindi nga muhaxhirët në Medine.” [Transmetojnë Bukhariu, 3909 dhe Muslimi, 2146]